“Dështova”, Marcelo Bielsa me reagim të ndjerë pas zhgënjimit të Uruguajit në Botëror

Uruguaj është padyshim një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij Botërori. Dy herë kampionët e Botës morën vetëm dy barazime në grupin H, duke u renditur në vend të tretë dhe pa asnjë shans për t’u kualifikuar më tej si një nga të tretat më të mira.

Përgjegjësia kryesore bie mbi Marcelo Bielsa-n, i cili e pranon publikisht dështimin pas humbjes së fundit ndaj Spanjës dhe shprehet se nuk i ka dhënë asgjë kësaj kombëtareje, në periudhën e tij si trajner.

“Nga shtatë pikët që duhej të merrnim, morëm vetëm dy. Gabimet janë pjesë e futbollit. Muslera vendosi vetë të largohej në pushimin e pjesës së parë.

Nuk arrita të ndërtoja një ekip të mirë nga talentet individuale që kisha. Nëse më pyetni se si do të mbahet mend koha ime, do t’ju them se nuk do të mbahet mend. Ajo që i lë futbollit uruguaian nuk është asgjë. Vendi i tretë në Kupën e Amerikës gjithashtu nuk ka vlerë. Do të kujtohem si dikush që nuk la asgjë pas. Dështova”, tha Bielsa në një intervistë të fundit për mediet vendase.

The post “Dështova”, Marcelo Bielsa me reagim të ndjerë pas zhgënjimit të Uruguajit në Botëror appeared first on Telesport.