Bruna Biancardi është partnerja e Neymar që nga fillimi i vitit 2022. Çifti është martuar civilisht më 2025 dhe ka dy vajza, Mavie (2 vjeç) dhe Mel (11 muaj). Modelja dhe influencuesja braziliane 32-vjeçare është aktualisht shtatzënë me fëmijën e tretë të futbollistit, i cili është gjithashtu baba i Davi Lucca dhe i Helena, lindur më 2024 gjatë një periudhe ndarjeje mes tyre. Marrëdhënia e tyre më pas u rikthye, Bruna është sot pranë Neymarit në Botëror me Brazilin.
Në një podcast, ajo ka reaguar ndaj kritikave se jeton nga Neymar: “Njerëzit mendojnë se nuk punojmë, se rrimë në shtëpi si ‘grua trofe’. Jo, unë punoj, kam ekipin tim dhe paguaj faturat e mia”. Ajo theksoi se është ekonomikisht e pavarur, menaxhon edhe shpenzimet e stafit të saj.

Bruna punon si modele dhe krijuese përmbajtjesh, me projekte si “Bru na Cozinha” dhe “Bru na Copa” gjatë Botërorit. Ajo tregoi edhe për marrëdhënien me Neymar, me ulje-ngritje dhe konflikte, por edhe surpriza që çuan në pajtimin e tyre:
“Ndodh që kemi ditë të vështira dhe shkojmë në shtrat duke u zënë. Kemi premtuar të mos biem kurrë në gjumë të zemëruar, por në fund ndodh prapë. Unë jam nga ato që dua t’i zgjidh gjërat menjëherë, por kam kuptuar se ndonjëherë është më mirë të qetësohesh dhe të marrësh pak kohë. Preferoj t’i jap vetes pak kohë, në vend që të reagoj me impuls.

Unë dhe Neymar jemi njohur përmes një miku të përbashkët. Na është dashur pak kohë, marrëdhënia jonë ka qenë me ulje-ngritje. Pas një mosmarrëveshjeje i thashë Neymarit se nuk doja të vazhdoja më me të, por më pas ai organizoi një surprizë në Paris. Ishte një shok i madh, isha vërtet e vendosur.
Ndodhi afër ditëlindjes sime, ai më tha të shkoja tek ai në Paris ku luante. Kur mbërrita atje, më bëri një surprizë, ishin babai im, nëna ime, motra ime dhe kunati im. I kishte sjellë të gjithë pa e ditur unë dhe, në mes të një ‘barbeque’, më kërkoi të bëhesha e dashura e tij”.

The post Tradhti, ndarje dhe pajtimin dramatik…; gruaja e Neymar zbulon prapaskenat e lidhjes me yllin brazilian appeared first on Telesport.








