Falë fitores 3-1 ndaj Tunizisë, kombëtarja holandeze e mbylli e pamposhtur fazën e grupeve të Botërorit 2026, duke e çuar në 19 ndeshje radhazi serinë pa humbje në këtë fazë të kompeticionit global.
Për të gjetur humbjen e fundit të “Tulipanëve” në fazën e grupeve të një Botërori duhet të kthehemi në vitin 1994, kur kombëtarja holandeze u mposht nga Maroku. Rastësia e ka sjellë që pikërisht “Luanët e Atlasit” të jenë kundërshtari i radhës i Holandës në fazën e 1/16-ve të Botërorit 2026.
Përveç mundësisë për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër, kjo përballje iu jep holandezëve edhe rastin ideal për të marrë revanshin ndaj Marokut dhe për të shlyer atë humbje historike të para 32 viteve.
The post Holanda mbetet e pathyeshme; 19 ndeshje radhazi pa humbje në fazën e grupeve të Botërorit appeared first on Telesport.








