Mijëra nxënës po i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë të premten në Kosovë.
Qysh me nisjen e këtij testi ka nisur edhe shpërndarja nëpër rrjete sociale.
Në mars të këtij viti, prindërit përmes një pyetësori patën kërkuar që Testi i Arritshmërisë, të cilit i nënshtron çdo vit nxënës të klasave të nënta, të largohet tërësisht me arsyetimin se u shkakton ngarkesë nxënësve.
Ministria e Arsimit pati njoftuar se po e shqyrton kërkesën, por nuk ka pasur ndonjë vendim mbi të.
Vitin e kaluar këtij testimi i janë nënshtruar rreth 24 mmijë nxënës, ndërsa sivjet janë një mijë më pak.
Gjashtë ditë më parë u mbajt Provimi Shtetëror i Maturës në 152 qendra testimi gjithandej Kosovës. E edhe aty, pavarësisht sanksioneve të paralajmëruara, pyetjet u fotografuan dhe u shpërndanë në grupe komunikimi në rrjetet sociale, e më pas aty u postuan edhe përgjigjet.








