Kombëtarja e Brazilit nuk ecën kurrë vetëm në një Botëror. Aq më pak kur pranë “Canarinha” shfaqen disa nga emrat që kanë shkruar historinë e saj. Kaká publikoi në rrjetet sociale një foto plot histori dhe emocion brazilian, ku shfaqet së bashku me Roberto Carlos, Cafú, Bebeto, Rivaldo dhe Ronaldo Nazario, të shoqëruar me mesazhin e thjeshtë: “Vamooooos Brasil”.
Fotografia, e cila u bë menjëherë “virale”, bashkon gjashtë ikona të brezave të ndryshëm të përfaqësueses braziliane. Kampionë bote, simbole të epokave të tyre dhe protagonistë të disa prej kapitujve më të paharrueshëm të futbollit modern. Roberto Carlos dhe Cafú përfaqësojnë Brazilin e fuqishëm të mbrojtësve të krahut; Rivaldo dhe Ronaldo talentin e jashtëzakonshëm të sulmit që shënoi një epokë; Kaká, fituesi i fundit brazilian i “Topit të Artë”; ndërsa Bebeto mbetet një nga figurat kryesore të triumfit në Botërorin e vitit 1994.
Fotoja shërben si një mesazh motivues në atmosferën e Botërorit 2026. Siç pozoi grupi gjatë ndeshjes Skoci-Brazil, mjafton t’i shohësh së bashku për të kuptuar çfarë përfaqëson Brazili në Kupat e Botës: histori, emocione dhe fitore. 6 kampionë bote në një foto shumë të veçantë.
The post Kaká bashkon “Canarinha” e pandalshme, a i njihni të gjitha legjendat braziliane? appeared first on Telesport.








