Pyetet për hapat që merren pas certifikimit, Kurti s’jep përgjigje: Jam vonë, më duhet të shkoj me shpejtësi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të komentojë nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti nuk dha përgjigje, duke u arsyetuar me agjendën e tij.

“Me duhet të shkoj me shpejtësi, sepse jam vonë për takimet e radhës”, tha Kurti.