Edhe pse ka muaj e ditë të tëra që flitet për rinovimin e kontratës mes Vincius Junior dhe Real Madridit, kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe kryesisht gjithë vonesa po vjen prej lojtarit brazilian.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se Florentino Perez është lodhur me gjithë këtë situatë dhe i ka dërguar një ultimatum të fundit anësorit brazilian. Sipas të cilit, Vinicius Junior do të vendosë për të ardhmen e tij te Real Madrid, menjëherë pas përfundimit të Botërorit.
Drejtuesit e Real Madridit nuk duan ta nisin sezonin e ri me një dilemë të madhe siç është rinovimi i brazilianit, ndaj kjo çështje do të zgjidhet njëherë e mirë, para se të fillojë La Liga, në muajin gusht.
The post Perez lodhet me situatën e Vinicius Junior. Ultimatumi i fundit i Real Madridit për anësorin brazilian appeared first on Telesport.








