Juventus gjen sulmues në Spanjë, shumica e tifozëve do të jenë kundër. Klauzola e largimit 20 milionë euro

Pavarësisht se ende nuk e ka shkëputur marrëdhënien me Dusan Vlahovic dhe po tenton për rikthimin përfundimtar të Kolo Muani, Juventus ka hedhur sytë nga Spanja për të forcuar sulmin.

Bardhezinjtë kanë piketuar David Mella, sulmuesin 21-vjeçar të Deportivo La Coruna, i rëndësishëm me kontributin e tij për të ngjitur ekipin në La Liga.

Sipas TuttoJuve, skautët e klubit bardhezi e kanë monitoruar prej kohësh 21-vjeçarin dhe rezultati është pozitiv. Klauzola e largimit të Mella është 20 milionë euro.

Pavarësisht se është një sulmues i ri dhe premtues, shumica e tifozëve të Juventusit duket se janë kundër këtij transferimi, ose më saktë janë pesimistë. Mella ka shënuar vetëm 5 gola në Segunda Divizion dhe shumë prej tyre mendojnë se ai nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr sulmin e Juventusit, pasi i mungon përvoja.

 

 

The post Juventus gjen sulmues në Spanjë, shumica e tifozëve do të jenë kundër. Klauzola e largimit 20 milionë euro appeared first on Telesport.