Luiz Ejlli po shijon disa ditë pushimi në Turqi së bashku me familjen e tij.
Në fotografitë e publikuara, krahas Luizit dhe Kiarës, nuk mungon as nëna e këngëtarit, e cila shihet mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur, shkruan Kosovarja.
Kiara Tito shfaqet pranë vjehrrës së saj, teksa të dyja duken duke kaluar momente të këndshme familjare.
Pushimet e familjes po kalojnë në atmosferë të ngrohtë, me buzëqeshje dhe çaste relaksi larg angazhimeve të përditshme.









