Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional.

Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e motrës së saj, sikur kjo e fundit t’i mbijetonte aksidentit tragjik që i mori jetën edhe nënës, raporton IndeksOnline.

Në ditëlindjen e motrës, Elijona ndau një foto bardh e zi me të, duke thënë se do ta mbajë gjithmonë në zemër.

“Deri të takohemi sërish, do të të mbaj gjithmonë në zemër. Urime ditëlindjen në parajsë, Lindushe. Përgjithmonë do të dua, përgjithmonë do të më mungosh” shkroi Elijona.

Ish-banorja e BBVK-së kishte ndarë me të gjithë shqiptarët tragjedinë që i ndodhi familjes së saj, kur teksa po udhëtonte drejt Kosovës, një aksident u shndërrua në makth për të.