“Yamalmania” është përhapur globalisht pas golit të parë të Lamine Yamal me Spanjën në Kupën e Botës 2026 kundër Arabisë Saudite. Sipas të dhënave të “JD Sports”, kërkimet në Google për “fanella e Lamine Yamal” u rritën me 448% në Spanjë në 24 orët pas ndeshjes.
Yamal shënoi në minutën e 10-të të fitores 4-0 dhe u bë golashënuesi i 8-të më i ri në historinë e Botërorëve, si dhe i dyti më i ri spanjoll pas Gavit. Rekordin absolut e mban Pelé, që shënoi në moshën 17 vjeç. Ai debutoi me Spanjën në moshën 16 vjeç, gjatë kualifikimeve për “Euro 2024”, duke u bërë lojtari më i ri që luan dhe shënon për kombëtaren iberike.
Ndikimi i tij shkon përtej fushës, ai ka 44.3 milionë ndjekës në Instagram. Kërkimet për “këpucët e Lamine” u rritën me 362% në muajin e fundit, ndërsa ato për Adidas me 90%, pas debutimit në Botëror kundër Kepit të Gjelbër. Ai është gjithashtu pjesë e fushatës së McDonald’s për Botërorin 2026 me Ronaldinho, Thierry Henry dhe David Beckham.
The post Shpërthen “Yamalmania”…; rriten me 448% kërkimet për fanellën e tij pas golit në Botëror appeared first on Telesport.








