Incident i rëndë në Gjilan: Një person sulmohet në kokë me shufër hekuri

Në Gjilan, një viktimë mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me një të dyshuar, është sulmuar fizikisht.

Sipas raportit policor, i dyshuari e ka goditur disa herë në kokë me shufër hekuri, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Me 23.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar dhe ky i fundit e ka sulmuar me shufër hekuri disa herë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje”.