Sekreti i kombëtares më të lumtur në Botëror vjen nga… dhoma e gjumit, nga gratë dhe të dashurat e tyre

Curacao, e konsideruar si skuadra më e lumtur në Botërorin 2026, ka një formulë “magjike” të bazuar në jetën e dhomave të gjumit të futbollistëve të saj. Lojtarët e Curacaos ndajnë dhomat me partneret e tyre, sepse shërbimet mjekësore, si edhe trajneri Dick Advocaat, kanë dhënë miratimin për këtë. Pra, futbollistët e “La Ola Azul” mund të kenë marrëdhënie seksuale para ndeshjeve si “mbështetje emocionale”.

Deri tani, kjo formulë u ka sjellë një humbje 7-1 kundër Gjermanisë dhe një barazim kundër Ekuadorit. Mjekja e ekipit, Suzanne Huurman, thotë se seksi dhe koha me familjen i kanë ndihmuar lojtarët të përshtaten me jetën larg shtëpisë, duke theksuar se intimiteti rekomandohet për mbështetjen emocionale që ofron.

The team encourages sex at the World Cup.

Portierin Elroy Room e shoqëron bashkëshortja e tij, influencerja serbe Zorana Jovanovic. Zakonisht në futbollin modern, hotelet e grumbullimit janë vetëm për lojtarët dhe stafin, ndërsa familjet akomodohen veç për të shmangur shpërqendrimet. “Lojtarët mund të qëndrojnë në të njëjtën dhomë me partneret e tyre dhe, kur ka fëmijë, familja merr një dhomë shtesë”, – shpjegoi Huurman.

Ajo shtoi se “është diçka shumë unike në futbollin e kombëtareve. Curacao është një vend i vogël, me njerëz shumë të gëzuar dhe familjarë, shumë i ngjashëm me Brazilin. Seksi ndihmon, por ndoshta më shumë emocionalisht sesa fizikisht. Në një turne të gjatë, prania e familjes ul mallin për shtëpinë dhe sjell qetësi”, – tha ajo.

Huurman theksoi gjithashtu se shumë lojtarë nuk luajnë në elitën e futbollit botëror dhe për shumë familje do të ishte shumë e kushtueshme të udhëtonin për javë të tëra në SHBA. Prandaj federata mbulon shpenzimet që familjet të jenë pranë tyre, duke shmangur stresin dhe shqetësimet.

 

The post Sekreti i kombëtares më të lumtur në Botëror vjen nga… dhoma e gjumit, nga gratë dhe të dashurat e tyre appeared first on Telesport.