“50 mijë enden rrugëve”, qentë endacakë në Kosovë temë e mediumit të njohur amerikan

Mediumi prestigjioz amerikan “Washington Post” ka realizuar një kronikë lidhur me problemin e qenve endacakë me të cilin ballafaqohet Kosova dhe për përpjekjet që po bëhen nga institucionet vendore për të menaxhuar me ta.

Sipas mediumit amerikan, janë mbi 50 mijë qenë endacakë të cilët enden rrugëve e fshatrave të Kosovës.

“Autoritetet lokale në Kosovë po kërkojnë zgjidhje për të menaxhuar më mirë mbi 50,000 qen endacakë që enden rrugëve dhe fshatrave të vendit”, shkruan WP.