Messi shkruan historinë, Argjentina bën detyrën ndaj Austrisë dhe siguron kualifikimin për në raundin tjetër (video)

Argjentina ka mposhtur 2-0 Austrinë, në sfidën e luajtur në Arlington në Texas, e vlefshme për grupin J, ndeshjet e dyta. Në minutën e 4-të, Lautaro Martinez pengohet në zonë nga dy mbrojtësit e Austrisë.

Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi arbitri pa vetë pamjet në ekran, drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Topin e merr i zakonshmi Leo Messi, i cili si rrallëherë gabon. Topi përfundon jashtë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Leo Messi shleu shpejt gabimin dhe gjeti rrjetën me një goditje me të majtën, pas asistit të Facunda Medina.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Argjentinën. Në minutën e 55-të, Marcelo Sabitzer ekzekuton një goditje dënimi shumë të rrezikshme, por Emiliano Martinez reagon në kohë.

Në minutën e 73-të, goditja e Messi-t shkon pak larg shtyllës së djathtë. Në minutat shtesë, Austria i afrohet golit të barazimit, por goditja me kokë e Patrick Wimmer shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Në minutën e fundit shtesë, Leo Messi dyfishon shifrat dhe vulos fitoren e Argjentinës.

Me dy golat e shënuar sot, Leo Messi shkon në kuotën e 18 golave në historinë e Kupës së Botës, si askush tjetër.

Argjentina kryeson grupin me 6 pikë, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Algjerisë dhe Jordanisë, do të luhet nesër në mëngjes.

SHIKOGOLIN

The post Messi shkruan historinë, Argjentina bën detyrën ndaj Austrisë dhe siguron kualifikimin për në raundin tjetër (video) appeared first on Telesport.