“Messi është thjesht “Michael Jordan i futbollit”. Nuk do të shohim më kurrë një futbollist si ai”

Edhe pse është 38 vjeç, Leo Messi jo vetëm që vazhdon të luajë në nivel të lart personal, por edhe të bëjë diferencën në fushë. “Pleshti” shënoi një tregolësh në fitoren e Argjentinës 3-0 ndaj Algjerisë, në ndeshjen e parë për këtë Kupë Bote.

Para përballjes së sotme të Argjentinës ndaj Austrisë, ish-shoku i tij te Barcelona, Xavi Hernandez ka thurrur elozhe për Leo Messi-n, duke e konsideruar si “Michael Jordan i futbollit”.

“Për mua, Messi është i pakrahasueshëm. Ai ka qenë më i miri për 20 vjet. Talenti i tij, qëndrueshmëria e tij për më shumë se dy dekada dhe mentaliteti i tij i kampionit janë unike. Edhe sot, ai vazhdon ta provojë këtë në fushë. Nuk mendoj se do të shohim më kurrë një futbollist si ai”.

The post “Messi është thjesht “Michael Jordan i futbollit”. Nuk do të shohim më kurrë një futbollist si ai” appeared first on Telesport.