Një person është arrestuar për shkak se i kishte kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare dhe brenda në stacion policor në një zyrë e ka dëmtuar një kompjuter.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 21.06.2026 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare dhe brenda në stacion policor në një zyrë e ka dëmtuar një kompjuter. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.








