I angazhuar me Holandën në Kupën e Botës, Tijjani Reijnders foli për “Gazzetta dello Sport” mbi Serie A dhe kujtimet e tij te Milani: “Jam shumë i lidhur me Milanin. Kuqezinjtë janë dhe do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Ishin dy vite fantastike, gjatë të cilave mësova shumë dhe u rrita si në fushë, ashtu edhe si njeri. Nuk do t’i harroj kurrë”.
A e keni takuar Ibrahimovic?
E kam parë që është këtu në SHBA, por ende nuk jemi parë dhe as kemi folur. Nëse do ta takoj, do ta përqafoj me shumë kënaqësi.
A prisnit që Malen t’i kishte këto vështirësi?
Ai është sulmuesi ynë. Atë që bëri ndaj Romës e kanë parë të gjithë. Kam luajtur në Itali dhe e di sa i vështirë është ai kampionat. Ne kemi besim tek ai.
Cili është objektivi i Holandës në Botëror?
Pas ndeshjes me Japoninë u pamë në sy dhe i thamë njëri-tjetrit se duhej të bënim një hap cilësor. Mendoj se e kemi bërë. Tani po punojmë për të provuar ta fitojmë Kupën e Botës.
The post Reijnders: Do të jem gjithmonë i lidhur me Milanin, nuk do t’i harroj kurrë 2 vitet si kuqezi appeared first on Telesport.








