Kongresi i EFJ-së: Mocion kundër dënimeve të KPM-së

Federata Evropiane e Gazetarëve e ka miratuar me votë unanime në Kongresin Vjetor të saj në Ankara mocionin në mbështetje të mediave në Kosovë, të cilat kanë qenë subjekt i gjobave joproporcionale nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Ky i fundit, sipas AGK-së, veç dy muajt e fundit ka dënuar nëntë televizione.

Në tekstin e mocionit, EFJ-ja ka thënë se dënimet e KPM-së janë shqiptuar pas kërkesave dhe ankesave të anëtarëve të partisë në pushtet.

Andaj, kjo organizatë evropiane e gazetarëve e ka autorizuar Bordin Drejtues që t’i bëjë thirrje Vetëvendosjes t’i ndalë sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, dhe po ashtu t’i shkruajë zyrtarisht KPM-së për t’i kërkuar që të mos tejkalojë kompetencat e veta.