Real Madrid dhe Barcelona kërkojnë Bastonin, Inter nuk ndryshon mendje dhe iu tregojnë çmimin përfundimtar

Dy klubet e mëdha të La Ligës, Real Madrid dhe Barcelona duan të forcojnë qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri dhe objektivi i tyre i përbashkët është Alessandro Bastoni.

Në anën tjetër, Inter i njohur prej kohësh për interesimin e dy klubeve në fjalë, ka vendosur çmimin 70 milionë euro për të lënë të lirë Bastonin, bën të ditur AS.

Para se Jose Mourinho të rikthehej zyrtarisht te Real Madrid, Bastoni kishte lënë të kuptohej se ishte i gatshëm të transferohej te Barcelona. Por, situata mund të ketë ndryshuar kur në lojë futet një trajner karizmatik si Mourinho, i cili po ndërton një projekt shumë ambicioz në krye të Real Madridit.

The post Real Madrid dhe Barcelona kërkojnë Bastonin, Inter nuk ndryshon mendje dhe iu tregojnë çmimin përfundimtar appeared first on Telesport.