Ayyoub Bouaddi është një nga emrat e rinj më të kërkuar në treg. 18-vjeçari maroken bëri një paraqitje fenomenale në ndeshjen e parë të tij në një Kupë Bote, atë ndaj Brazilit, e cila u mbyll 1-1.
Shoku i tij i skuadrës te Lille, Oliver Giroud, zbulon se Bouaddi do të transferohet te Real Madrid dhe transferimi mund të kushtojë mbi 70 milionë euro.
“Te Lille, ne bëjmë shumë shaka me Bouaddi-n. Me ato cilësi që ka, ai do të luajë për Real Madridin vitin e ardhshëm. Ai është shumë i ngjashëm me Sergio Busquets. Do të jetë e vështirë ta mbajnë atë te Lille. Jam i sigurt se Real Madrid do të paguajë 70 milionë euro për të”, tha Giroud.
The post Giroud nxjerr zbuluar shokun e skuadrës: Do të luajë te Real Madrid sezonin e ardhshëm, do të transferohet për 70 milionë euro appeared first on Telesport.








