Drama e Wissa, autorit të golit të parë të Kongos në Botëror. Rrezikoi të humbiste shikimin pas sulmit me acid

Yoane Wissa u bë heroi i Republikës Demokratike të Kongos duke shënuar golin e barazimit 1-1 ndaj Portugalisë, në debutimin e ekipit në Botërorin 2026. Ai realizoi golin e parë në historinë e vendit në një Kupë Bote, në paraqitjen e dytë pas asaj të vitit 1974, kur u eliminuan me tri humbje dhe pa shënuar asnjë gol.

La Repubblica Democratica del Congo esulta dopo il gol di Wissa

Suksesi i sulmuesit të Newcastle merr edhe më shumë vlerë për shkak të historisë së tij personale. Më 2 korrik 2021, një grua e sulmoi me acid në fytyrë teksa ai po hapte derën e shtëpisë, në përpjekje për t’i rrëmbyer vajzën. Lëngu gërryes i preku sytë dhe Wissa iu nënshtrua një operacioni delikat, ndërsa mjekët e paralajmëruan se rrezikonte të humbiste shikimin. Të nesërmen, e njëjta grua tentoi t’i vinte zjarrin nënës së vajzës.

Pas një periudhe të gjatë rikuperimi dhe frike, sulmuesi u rikthye në futboll. Autorja e sulmit u arrestua dhe u dënua me 18 vite burg për tentativë vrasjeje, rrëmbim dhe tentativë rrëmbimi. Sot, Wissa ka hyrë në historinë e futbollit kongolez, duke i dhuruar vendit dhe familjes së tij një moment të paharrueshëm pas tragjedisë së përjetuar.

The post Drama e Wissa, autorit të golit të parë të Kongos në Botëror. Rrezikoi të humbiste shikimin pas sulmit me acid appeared first on Telesport.