Kupa e Botës: Portugalia e nis vrullshëm, por pjesa e parë vendoset vetëm nga një gol (video)

Në Houston po luhet pjesa e parë e Portugali-Republika Demokratike Kongos,  ndeshja e parë për grupin K. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 në avantazhin e portugezëve.

“Luzitanët” e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të, ku pas një krosimi perfekt të Pedro Neto nga krahu, ishte shtatshkurtëri Joao Neves, i cili shënoi me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 11-të, Kongo kishte një mundësi të mirë, por goditja e Yoane Wissa përfundon pak larg shtyllës së majtë. Minutat në vijim nuk sollën ndonjë rast të rrezikshëm për të dy ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Portugalinë.

SHIKOGOLIN

The post Kupa e Botës: Portugalia e nis vrullshëm, por pjesa e parë vendoset vetëm nga një gol (video) appeared first on Telesport.