Tashmë me konkludimin e rezultateve finale, gazetari Adriatik Kelmendi doli me një reagim se këto rezultate përkthehen në atë që votuesi kosovar s’i kanë dhënë licencë demokratike asnjë subjekti për të qeverisur vetëm.
Kjo referuar çështjes së presidentit të vendit, i cili duhet të zgjidhet–ose së paku, të mund të nis në rend të parë–brenda gjashtëdhjetë ditësh nga konstituimi i kuvendit.
“LVV-ja humb 4 deputetë, LDK-ja i shton 3, AAK-ja 1 deputet më tepër. Komunitetet joshumicë 20. Votuesi nuk ia ka deleguar asnjë subjekti politik të drejtën që t’i bëjë institucionet vetë,” shkroi Kelmendi.







