Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vlerësuar paraqitjen e Kylian Mbappe, duke e quajtur atë të jashtëzakonshme. Kapiteni i Francës shënoi dy herë në ndeshjen hapëse të ekipit në Kupën e Botës të martën, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i vendit të tij.
“Ka ende njerëz që do ta kritikojnë, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Jo gjithçka shkoi mirë për të, por ai mund të fitojë ndeshje në një moment”, tha Deschamps për superyllin e Real Madrid.
Mbappe i dha Francës epërsinë në mes të pjesës së dytë të një prove të vështirë kundër Senegalit në stadiumin MetLife (Franca fitoi 3-1). “Si kapiten, ai bën shumë për skuadrën brenda dhe jashtë fushës edhe nëse disa njerëz mendojnë se është egoist”, tha Deschamps.
Mbappen kaloi Olivier Giroud duke u bërë golashënuesi më i mirë i Francës me 58 gola në 99 ndeshje. “Jam vërtet i kënaqur për të. Ai nuk shënoi në ndeshjet miqësore, por thyerja e rekordit në Kupën e Botës i jep më shumë ndikim”, shtoi Deschamps.
“Ishte mirë të fitonim ndeshjen tonë të parë kundër një skuadre shumë të mirë të Senegali. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë pasi e zhvendosëm Michael Olise në qendër, gjë që i lidhi të gjitha. Jam vërtet i kënaqur që fituam ndeshjen e parë sepse mënyra se si është organizuar grupi ynë e bëri këtë shumë të rëndësishme”, tha Deschamps.
The post Deschamps: E rëndësishme të fitonim ndeshjen e parë, Mbappe i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.








