Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se është hapur aplikimi për ankesa për punëtorët e sektorit privat të cilëve iu refuzua kërkesa për mbështetje prej 100 eurove nga Qeveria e Kosovës.
“Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës për parashtrimin e ankesave, duke klikuar KËTU.








