Edhe Uruguaji iu nënshtrua kontrolleve të rrepta të sigurisë të vendosura nga SHBA për delegacionet që marrin pjesë në Kupën e Botës. Ashtu si më parë me ekipin e drejtuar nga Fabio Cannavaro dhe Uzbekistanin, futbollistët e Marcelo Bielsës u kontrolluan menjëherë pasi zbritën nga autobusi. Bagazhet e tyre u nuhatën nga qentë antidrogë, ndërsa autoritetet i verifikuan edhe me detektorë eksplozivësh.
Kontrollet u zhvilluan buzë rrugës, me lojtarët që prisnin në rresht mbi trotuar dhe shfaqnin shqetësim. Ky është një protokoll i vendosur nga autoritetet amerikane, ndonëse FIFA nuk parashikon kontrolle të tilla publike dhe poshtëruese, të cilat në disa raste kanë zgjatur me orë dhe kanë çuar edhe në refuzimin e hyrjes së disa personave, si arbitri somalez, Artan.
Problemet nisën që në udhëtim, pasi avioni i Uruguajit u ndal në një aeroport meksikan sepse nuk kishte leje të ulej në SHBA. Ekipi mbërriti në Miami më pak se 24 orë para debutimit ndaj Arabisë Saudite, ndeshje që përfundoi në barazim. Kontrollet e reja kanë shkaktuar sërish polemika dhe habi mes tifozëve.
Pour leur arrivée sur le sol américain 🇺🇸, les Uruguayens 🇺🇾 ont eu UN CONTRÔLE RENFORCÉ avec notamment la présence de chiens détecteurs de drogue et d’explosifs. 😳 pic.twitter.com/KWQL1N2AWV
— Actu Foot (@ActuFoot_) June 16, 2026
The post Lojtarët e Uruguajit u kontrolluan me qen antidr*gë dhe detektorë ek*plozivësh para Kupës së Botës appeared first on Telesport.








