Pas rikthimit në krye të Real Madridit, Jose Mourinho ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e tij dhe sigurisht që pritet të ketë ndryshime të shumta. Më nënshkrimin e Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Marc Cucurella, reparti i mbrojtjes është ai që do të pësojë më shumë ndryshime.
Sipas “AS”, Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit largimin e Ferland Mendy dhe Fran Garcia. Francezi është nën kontratë deri në vitin 2028, por dëmtimet e shumta e kanë penalizuar për të treguar vlerat e tij. Destinacioni i ri i Mendy pritet të jetë në MLS ose në Arabinë Saudite.
Përsa i përket Fran Garcia, edhe për të nuk ka më vend në ekip, ndaj duhet të shitet këtë verë. 26-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2027 me klubin madrilen, për të ka interes brenda La Ligës. Vlera në treg e Fran Garcia llogaritet te 10-12 milionë euro.
The post Vendos Mourinho, fillon “spastrimi” te Real Madrid. Dy emrat e parë që nxirren në shitje appeared first on Telesport.








