Isamel Saibari mund të quhet tashmë lojtari më i ri i Bayern Munich. Pas disa javë negocitash mes Bayern dhe PSV-së, dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë dakord për transferimin e marokenit për shifrën 55 milionë euro.
Lajmi konfirmohet nga Fabrizio Romano dhe disa prej medieve kryesore gjermane. Saibari i cili e nisi në mënyrë të shkëlqyer Botërorin, duke shënuar gol në ndeshjen e parë të Marokut në barazimin 1-1 ndaj Brazilit.
25-vjeçari do të kryejë gjatë javës testet mjekësore në SHBA dhe më pas do të vijë njoftimi zyrtar i marrëveshjes. Sibari do të firmosë për 5 vite me bavarezët. Në sezonin e fundit me PSV-në, Sibari ishte një nga lojtarët kryesor në suksesin e tyre në kampionat. Marokeni kontriboi me 19 gola dhe 9 asiste.
The post I shënoi Brazilit, Bayern kompleton transferimin e sulmuesit për 55 milionë euro appeared first on Telesport.








