“As nuk e di dhe as nuk më intereson”, Ferran Torres paralajmëron largimin nga Barcelona?

Në prag të ndeshjes së parë të Spanjës në këtë Kupë Bote ndaj Cape Verde, Ferran Torres përmes një deklarate të shkurtër për shtyp nuk ka sqaruar se te cili klub do të luajë sezonin e ri, duke thënë se është i foksuar vetëm të ndeshja e sotme. Kaq ka mjaftuar për të shtuar zërat për një largim të mundshëm nga Barcelona, pas zërave që e kërkon PSG.

“E shoh veten duke luajtur kundër Cape Verde. As nuk e di dhe as nuk më intereson asnjë gjë tjetër. Gjëja e rëndësishme është të marrim tre pikët sot. Çështjet e jashtme nuk janë të rëndësishme tani për tani”, tha Torres.

Sipas Mundo Deportivo, kjo deklaratë e sulmuesit mund të merret si një sinjal largimi nga Barcelona. Luis Enrique e pëlqen shumë 26-vjeçarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e tij. Torres është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën. Edhe pse është përfolur shumë për një rinovim të ri të kontratës, kjo gjë ende nuk ka ndodhur duke shtuar gjasat për një largim të mundshëm këtë verë.

The post “As nuk e di dhe as nuk më intereson”, Ferran Torres paralajmëron largimin nga Barcelona? appeared first on Telesport.