Te Juventus nuk ka vend për të, Zhegrova mund të bëhet shokë skuadre me sulmuesin e Shqipërisë

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Juventus vetëm pas një sezoni. Anësori dardan i transferuar verën e kaluar nga Lille për 16 milionë euro, nuk arriti dot të përshtatej në sezonin e tij të parë në Serie A.

Duke qenë se Juventus po nis një projekt të ri, emri i Edon Zhegrovës gjendet në listën e shitjeve. Drejtori i ri sportiv i bardhezinjve, Giovanni Carnevali, ka nisur bisedimet me disa ekipe për shitjen e mundshme të Zhegrovës.

Sipas TMW, ekipi më i interesuar për Zhegrovën, momentalisht është Trabzonspor në Superligën turke, aty ku do të kishte shokë skuadre edhe Ernest Muçin. Jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve, por Trabzonspor është një destinacion shumë i mundshëm për Zhegrovën.

The post Te Juventus nuk ka vend për të, Zhegrova mund të bëhet shokë skuadre me sulmuesin e Shqipërisë appeared first on Telesport.