Álvaro Morata ka rrëfyer periudhën e vështirë që parapriu transferimin e tij te Milani. Në podcastin “El camino de Mario”, sulmuesi i Comos deklaroi: “Kur mbërrita për prezantimin te Milani po merrja ilaçe. Në kokën time nuk arrija të kuptoja asgjë nga ajo që po ndodhte. U largova nga Atletico Madridi kur kuptova se e kisha humbur kontrollin pas një ndeshjeje të Champions League kundër Borussia Dortmundit. Rashë në depresion”.
Spanjolli tregoi se ndihma e Koke, Iniesta dhe të tjerëve ishte vendimtare: “Brenda një muaji kalova nga periudha më e errët e jetës sime te fitimi i Kampionatit Europian”. Ai pranoi se largimi nga Atletico Madridi i dhemb ende dhe se ndoshta u largua për shkak të një ndjenje faji.
Morata theksoi se futbolli është punë dhe se kalimet mes rivalëve nuk duhet të konsiderohen tradhti: “Klubi më i mirë ku kam luajtur është Juventusi. Kam qenë shumë i lumtur në Torino”, – tha ai.
Më pas kujtoi dy episode me José Mourinho te Real Madridi. I pari lidhej me një makinë të vjetër që përdorte për stërvitje. Pasi e pa në vështirësi, Mourinho bëri që klubi t’i siguronte një Audi A5: “U kujdes për mua në mënyrë të jashtëzakonshme”.
Historia e dytë lidhej me kohën kur Mourinho i tha: “Ndoshta do të shihemi pas pak”. Pak më vonë, trajneri e thirri në grumbullimin parasezonal të Real Madridit. Për Moratën, trajneri portugez mbetet “një fenomen”, me ekuilibër të jashtëzakonshëm dhe shumë argëtues në jetën private.
The post Morata trondit: Isha nën efektin e ilaçeve të depresionit kur u prezantova te Milani appeared first on Telesport.







