“Ah, kur ishte Doktori…!” Ndoshta kjo frazë po jehon në zemrat e shumë tifozëve kuqezinj, sidomos në ditë si kjo, kur kujtimet rikthejnë në dritë një rrugëtim të mbushur me lavdi dhe fitore. Një mendim që sot ndahet edhe nga ata që, në fund të atij 30 vjeçari të jashtëzakonshëm, kishin vënë në diskutim punën e presidentit më fitues në historinë e klubit. Duke parë pas në kohë, kritikat dhe thirrjet për ta shitur Milanin duken pothuajse të pabesueshme.
Milani i sotëm ushqen këtë nostalgji. Është një realitet krejt ndryshe, i larguar nga koncepti i mecenatit dhe është afruar me atë të biznesit e spektaklit. Klubi iu kushton më shumë vëmendje “klientëve” që vijnë nga Bratislava apo Frankfurti, blejnë fanella, shohin një ndeshje dhe largohen, sesa tifozëve që mbërrijnë në stadium me tramvaj apo metro, jetojnë me emocionet e ekipit dhe protestojnë kur gjërat shkojnë keq. Sepse Milani, mbi të gjitha, iu përket milanistëve.
Trashëgimia e lënë nga Silvio Berlusconi është tepër e rëndë për këdo. Për të përsëritur qoftë edhe një pjesë të asaj historie duhej vizion, si kur solli Arrigo Sacchi, zbuloi talentin e Marco van Basten apo mori Kaká nga Brazili. Këto nuk ishin vendime të diktuara nga biznesi, por nga pasioni.
Sipas autorit, “kur ishte Doktori”, Milani nuk do të kishte mbërritur kurrë në 12 qershor pa emrin e trajnerit të sezonit të ri. Klubi kishte një strukturë të thjeshtë dhe të qartë, me Berlusconin, Adriano Galliani dhe Ariedo Braida në krye.
Sot Milani është diçka tjetër. Ngjyrat dhe tifozët besnikë kanë mbetur të njëjtët, por pasioni që Berlusconi solli te Milani dhe më vonë te Monza, sipas këtij këndvështrimi, është mungesa më e madhe e klubit aktual kuqezi.
The post “Ah, kur ishte Doktori”… Milani dhe trashëgimia e Berlusconit, ai pasion që nuk ekziston më appeared first on Telesport.








