Pas dështimit për t’u kualifikuar për në Champions League dhe pas shkarkimit të kupolës drejtuese së sezonit të kaluar, Milan po kalon një periudhë heshtjeje, që sigurisht nuk iu pëlqen aspak tifozëve kuqezi.
Gazetari i njohur italian, mbështetës i thekur i Milanit, Andrea Longoni, ka shqetësuar jo pak tifozët kuqezi, sidomos për dy lojtarët kryesorë të mesfushës, Luka Modric dhe Adrien Rabiot.
“Modric nuk do të vazhdojë me Milanin dhe Rabiot dëshiron Napolin. Do t’i jepja Jasharit një shans tjetër, por kjo skuadër duhet të forcohet sepse ekziston rreziku i humbjes së lojtarëve të rëndësishëm. Që Cardinale investon më shumë se kushdo tjetër është një përrallë”, tha Longoni, duke folur për MilanNews.it
Ndërkohë, kuqezinjtë ende nuk kanë zgjedhur trajnerin e tyre të ri, ku favoriti kryesor është Oliver Glasner, ndërsa Ralf Ragnick, pritet të jetë drejtori i ri sportiv.
The post “Modric nuk do të vazhdojë më me Milanin, Rabiot do të shkojë te Napoli” appeared first on Telesport.








