Këta janë kandidatët me më së paku vota në katër partitë e mëdha

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit pasi tashmë janë procesuar 91, 39 për qind e vendvotimeve.

Emrat që kryesojnë listat e secilës parti dihen, por jo të gjithë kanë pasur fatin që të ngjiten në krye për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, deri tash dy më pak të votuarit janë Feim Tahirsylaj me 2 mijë e 513 vota, dhe Arijeta Ajeti me një mijë e 948 sosh.

Te Partia Demokratike të Kosovës më së paku vota kanë tubuar, Shaqir Hetemi me 729, dhe Ilir Peci me 649.

Nga kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pajtesa Aliu Krasniqi me 854 vota dhe Albulena Bilalli me 825 janë më pak të votuarat.

Ndërsa, nga Aleanca, më së paku vota deri tash kanë marrë Xhelal Krasniqi me 461 dhe Abdylnaser Sefa, 457.