Josko Gvardiol për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës me Kroacinë, por qendërmbrojtësi është edhe një nga protagonistët kryesor në merkato.
Për kroatin ka një interes të jashtëzakonshëm nga klubet e tjera të mëdha, sidomos Real Madrid dhe Bayern Munich. Florian Plettenberg zbulon se kroati ka kërkuar kohën e nevojshme për të vendosur për fatin e tij.
Gvardiol ka dy alternativa në tavolinë: Ose do të rinovojë kontratën aktuale me Man. City-n, e cila skadon në vitin 2028, ose do të transferohet te Real Madrid.
24-vjeçari i cili mund të luajë si qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë ka refuzuar mundësinë e transferimit te Bayern. Në rast largimi, Man. City do të kërkojë mbi 90 milionë euro për ta lënë të lirë.
The post Bayern del 100% jashtë lojës. Ylli i Premier League para vendimit të vështirë appeared first on Telesport.








