Prishtina përgatitet për të festuar Ditën e Çlirimit, mbushet me flamuj kombëtar

Sheshi i kryeqytetit është mbushur me flamuj kombëtar, për nder të ditës së Çlirimit e cila shënohet në Kosovë me datë 12 qershor, raporton Ekonomia Online.

Për këtë ditë janë planifikuar një sërë aktivitetesh nga Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë e Kosovës.

Do të ketë edhe manifestime artistike jo vetëm në Prishtinë, pasi që e njëjta datë shënohet në krejt vendin.