Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka reaguar pas zgjedhjeve të 7 qershorit, të zhvilluar një ditë më parë.
Ajo ka uruar patinë fituese dhe të gjitha subjektet për rezultatet e arritura.
Por, në një postim në rrjetin “X”, ajo ka deklaruar se tani koha është për kompromis dhe formim të institucioneve.
“Është koha për kompromis dhe për të formuar institucione të qëndrueshme, për të vënë në plan të parë interesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për të ofruar rezultate për qytetarët e saj”, ka deklaruar ajo.







