“Askush nuk e priste shkarkimin e Slot pas kualifikimit në Champions, tani mendoj për Botërorin”

Cody Gakpo po përgatitet për Kupën e Botës me Holandën, ndërkohë që shumë gjëra po ndodhin në klubin e tij, Liverpool. Trajneri Arne Slot është shkarkuar dhe është zëvendësuar nga Andoni Iraola. Kjo ka çuar në disa diskutime në lidhje me menaxhimin brenda niveleve të larta të “reds”.

Sidoqoftë, sulmuesi 27-vjeçar beson se këto ndryshime nuk do ta pengojnë në Botëror: “Këto janë dy gjëra të ndara. Por padyshim është për të ardhur keq që trajneri u shkarkua. Sidomos pas një sezoni në të cilin ne luftuam për t’u kualifikuar për Champions League”.

Liverpool e përfundoi sezonin në vendin e pestë në Premier League, një rezultat mjaftueshëm i mirë për një vend në Ligën e Kampionëve, por jo i mjaftueshëm për të mbajtur trajnerin holandez.  “Në fund, nuk mendoj se ndonjë lojtar e priste, por ndodhi“, tha Gakpo.

Përveç kësaj, shumë nga lojtarët tanë tani po përqendrohen në Kupën e Botës. Kështu që mendoj se duhet ta lëmë pas këtë shpejt. Sado e vështirë të jetë për disa. Dua ta falënderoj Slot për dy vitet e fundit. Sezoni i kaluar ishte padyshim kulmi. Kujtime të shkëlqyera“, tha Gapko.

The post “Askush nuk e priste shkarkimin e Slot pas kualifikimit në Champions, tani mendoj për Botërorin” appeared first on Telesport.