Deschamps: E trishtueshme të shoh klube si Milani dhe Juventusi jashtë Champions-it

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Francës, Didier Deschamps, foli për futbollin italian dhe Serie A: “Është ende një nga kampionatet më të mira në Europë. Natyrisht, është e qartë se në kohën time Italia ishte zgjedhja e parë, ndërsa sot nuk është më kështu, krahasuar me Anglinë, Gjermaninë apo Spanjën. Rezultatet e klubeve italiane në Europë nuk janë të mira dhe nuk dua të flas për situatën e kombëtares”.

Ai shtoi: “Edhe ne francezët kemi humbur dy Botërorë radhazi, unë i kam përjetuar si lojtar. Jam i trishtuar të shoh klube si Milani dhe Juventusi jashtë Champions-it. Sigurisht ka arsye për këtë, por Italia mbetet Itali dhe ka shumë lojtarë e trajnerë të nivelit të lartë në Serie A”.

Mbi mundësinë për të drejtuar në Itali, ai tha: “Në Serie A shoh shumë trajnerë me histori te klubet, që më pas drejtojnë edhe kombëtare”.

Për të ardhmen, Deschamps u shpreh: “Kam lirinë të zgjedh, nuk përjashtoj asgjë. Nëse ndjej se duhet të ndalem, do ta bëj, por tani mendoj vetëm për Botërorin”.

The post Deschamps: E trishtueshme të shoh klube si Milani dhe Juventusi jashtë Champions-it appeared first on Telesport.