Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të diel në Zllakuqan të Klinës.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja bën të ditur se një person që ka qenë në veturë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
“I njëjti, fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë në Klinë ku më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve serioze”, tha Zogaj.
Sipas dëshmitarëve okular, dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar ngasësi i veturës.
KlanKosova.tv do të kontaktojë Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit.







