15.39 për qind e votuesve me të drejtë vote kanë votuar të dielën deri në orën 13:00.
Nga procesimi i të dhënave për mbi 96 për qind të qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit ka njoftuar se kanë votuar gjithsej 301.676 qytetarë.
Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në të njëjtën periudhë, vërehet se këtë herë pjesëmarrja deri në këtë kohë është më e ulët. Atëherë deri në këtë kohë kishin votuar 18.6 për qind e votuesve.







