Bedri Hamza voton në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza nga ky subjekt politik ka votuar në zgjedhjet e sotme.

Ai votën e ka hedhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.

“Unë, bashkë me familjen time, e shfrytëzuam të drejtën për të votuar.

I ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre politike, sepse sot vendoset e ardhmja për katër vitet e ardhshme.”