Qendra më e madhe e votimit në Prishtinë hapet me kohë

Fakulteti Filologjik në Prishtinë, një nga qendrat më të mëdha të votimit në kryeqytet, është hapur me kohë për procesin e sotëm zgjedhor.

Në këtë qendër votimi janë të regjistruar rreth 8 mijë votues, ndërsa janë 8 vendvotime.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, këtë herë në qendër janë vendosur edhe tavolina ndihmëse për qytetarët. Vendosja e tyre vjen pas ankesave të shumta të votuesve në procesin e fundit zgjedhor, të cilët kishin hasur vështirësi në gjetjen e vendvotimeve dhe informacionit të nevojshëm.