Gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha në lidhje direkte në Info Magazine në emisionin special “Zgjedhjet 2026” bëri të ditur se komuna e Gjakovës është gati për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen nesër (e diel).
“Ndodhëm tek qendra e numërimit të votave, e cila do të fillojë në fakt punën intensive nesër tek palestra Shanin Nushi. Si risi që mund ta përmendim në këto zgjedhje sa i përket procesit zgjedhor janë jelekët, të cilët do t’i veshin të gjithë komisionerët të cilët do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve nesër. Pra këta jelekë me ngjyrën e verdhë janë për anëtarët e komisionit ndërsa ato me ngjyrën e portokalltë janë për kryesuesit”, ka thënë Berisha.

Gazetarja po ashtu theksoi se në komunën e Gjakovës janë 36 qendra të votimit.










