Nesër, qytetarët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Klan Kosova do të jetë në një maratonë transmetimi, e cila vetëm se ka filluar nga dita e sotme.
Në lidhje direkte për emisionin special Info Magazine në Klan Kosova, “Zgjedhjet 2026”, gazetarja Vesa Hoda ka raportuar nga komuna e Mitrovicës, ku edhe dha detajet nga kjo komunë.
“Mbi 100 mijë qytetarë mund t’i drejtohen kutive të votimit në qytetin e Pejës, kurse në Deçan kutive të votimit mund t’i drejtohen rreth 40 mijë qytetarë, pasi kaq janë të regjistruar. Gjithsej në komunën e Deçanit dhe të Pejës janë 44 qendra të votimit. Interesimi i diasporës për këto dy qytete ka qenë mjaft i lartë, në këto dy qytete janë regjistruar rreth 11 mijë qytetarë nga diaspora”, tha Hoda.








