Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas raportimeve se në derën e Konsullatës së Kosovës në New York ishte vendosur një fletë me numrat që duhej votuar të Vetëvendosje.
Sipas KQZ-së, ajo nuk ishte dera e Konsullatës, por e një organizate që funksionon ngjitur.
“Lidhur me rastin në fjalë të raportuar në media, jemi njofuar nga misioni diplomatikse kjo letër me shënime nuk është vendosur në derën e konsullatës së Kosovës në New York, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, që poashtu, është në katin e 3 ku është e vendosur konsullata”, thuhej në njoftimin e KQZ-së.
“Pra, këto shënime nuk janë vendosur as para derës hyrëse të konsullatës dhe fotografia e publikuar tregon se letra është në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin afër derës është shigjeta që tregon për konsullatën në drejtimin e kundërt”, thuhet më tej.








