Prizreni një ditë para zgjedhjeve (VIDEO)

Ekipi i Klanit është lajmëruar edhe nga rajoni i Prizrenit, ku do të mbulohen ky qytet, si dhe ata përreth si Suhareka, Malisheva e Dragashi.

Në rajonin e Prizrenit, të drejtën e votës e kanë rreth 186 mijë qytetarë.

Ndërkohë, procesi zgjedhor do të zhvillohet edhe në komunat e Suharekës, Malishevës dhe Dragashit.

Në Suharekë, të drejtën e votës e kanë rreth 66 mijë votues, ndërsa në Malishevë mbi 50 mijë qytetarë. Në komunën e Dragashit, në zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 40 mijë persona.

Organet e rendit veçse janë gati që të përcjellin dhe të monitorojnë zgjedhjet e nesërme, njoftoi gazetarja e Klanit, Sala Gashi.