“Në më të bukurin vend”, Abdixhiku ndan foto nga vizita në Prizren

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ishte sot në Prizren ku u takua me qytetarët.

Bashkë me të ishte edhe kandidatja për presidente nga po kjo parti, Vjosa Osmani.

“Paradite në Prizren. Në më të bukurin vend”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, duke ndarë edhe fotografitë nga vizita e tyre atje.

“Me qytetarë e njerëz të mbarë të vendit”.