Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar

Xherdan Shaqiri, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet pas përfundimit të sezonit futbollistik, transmeton albinfo.ch.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ylli i FC Basel ka ndarë disa pamje nga Shqipëria, ku shihet duke shijuar ditët e pushimit në një jahtë.

 

Shaqiri ka shoqëruar fotografinë me flamurin shqiptar dhe disa emoji, duke treguar edhe një herë lidhjen e tij të fortë me rrënjët shqiptare.

Pushimet e futbollistit në bregdetin shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, të cilët kanë reaguar me mijëra pëlqime dhe komente pozitive./Albinfo.ch